Arsenali turpërohet sërish, mundet nga Brighton (VIDEO)

Arsenali është mundur edhe sot nga skuadra e Brightonit me rezultatin 1-2, ndeshje e vlefshme për javën e 29-të të Premier Leagues angleze.

Vendasit e nisnin shumë mirë ndeshjen duke shënuar dy gola brenda 26-të minutave, të parin e shënoi Lewis Dunk (7') dhe Glenn Murray në (26').

Golin e vetëm për Arsenalin e shënoi Pierre Emerick-Aubameyang në minutën e 43'-të.

Pas kësaj humbjeje Arsenali renditet në vendin e gjashtë me 45 pikë, ndërsa Brighton në të dhjetin me 34 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori