Arsenali vazhdon në Ligën e Kampionëve (VIDEO)
Pëlqej
Pas barazimit pa gola në Turqi, Arsenalit i duhej një fitore për të arritur edhe një herë në garën më të fuqishme evropiane dhe këtë e arritën përmes transferimit të ri, Alexis Sanchez.

Kiliani shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë pas asistimit të Mesut Ozilit.

Sanchezi dhe shokët e tij vazhduan me sulme edhe në pjesën e dytë duke rrezikuar disa herë portën e turqve.

Por krejtësisht ndryshoi kur 15 minuta para fundit Mathieu Debuchy u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për të lënë Arsenalin me një lojtar më pak.

Edhe pse me një lojtar më pak Arsenali i bëri ballë sulmeve të Besiktasit për të siguruar kualifikimin në fazën e grupeve.

Skuadrat e kualifikuara sonte:
Arsenal
Athletic Bilbao
Bayer Leverkusen
Malmo FF
PFC Ludogorets Razgrad
Shtuar më 27/08/2014, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori