Arsenali vendos të mos bëjë asnjë transferim gjatë këtij afati kalimtar
Afati dimëror nuk është kohë e mirë për transferime, sepse asnjë klub nuk dëshiron të humb lojtarë në mesin e edicionit.

Kjo nënkupton që lojtarët me kualitet nuk largohen, pos nëse plotësohet kërkesat e klubit, që zakonisht kërkojnë vlera të larta për kartonin e lojtarëve.

Norwich City është në një situatë të njëjtë, meqenëse Arsenali ka shprehur interesim për talentin Emi Buendia, por klubi kërkon 50 milionë euro.

Buendia është i hapur për kalimin në "Emirates", por Norwich City nuk ka pranuar asnjë negociatë në çmim.

"Topçinjtë" nuk janë të gatshëm të paguajnë vlerën e kërkuar, andaj bordi i klubit anglez ka vendosur të mos bëj asnjë transferim.

Por, do ketë vetëm largime, siç është rasti i Mesut Ozil që ka zgjedhur Fenerbahcen, derisa afër largimit është edhe Sokratis.
Shtuar më 19/01/2021, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori