Arsene Wenger "hap" krahët për Marco Reus
Sipas shtypit britanik, Arsenal dhe tranjeri i tij, francezi Arsene Wenger, kanë patur kontakte zyrtare me Borusia Monchengladbah për sulmuesin gjerman të saj, Marco Reus.

22-vjeçari që po bën mrekullinë me skuadrën e tij në Bundesligë duke u renditur të dytët së bashku me Werder Bremen dhe Borusia Dortmund, ndiqet në Gjermani nga gjigandët bavarezë të Bajern Mynih, ndërsa në Itali talenti i futbollit gjerman ndiqet me interes nga Juventusi. Vlera e kartonit të Reus është rreth 15 milionë Sterlina. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori