Arsene
Wenger ka treguar se ka hedhur poshtë
Real Madridin në disa raste por ai ka thënë se do “të dëshironte të testohej” për rolin e tij të ri.
“Është mirë kur testoheni përsëri, kjo është ajo që kam dashur ta bëj çdo herë në jetën time sepse unë jam një garues stabil i cili ka nevojë të testohet”, ka thënë ai për BeIN Sports.
Wenger nuk ka folur konkretisht se a do të bëhet trajner i
Real Madridit por ka thënë se në të kaluarën e ka refuzuar këtë skuadër në disa raste.
“
Real Madrid, mendoj që i kam refuzuar dy apo tri herë ju e dini”, ka thënë ai.
“Është njëra prej skuadrave që e dua qëkurse kam qenë fëmijë. Por, në atë periudhë ishte senzitive ta lësh Arsenalin andaj i refuzova”, përfundoi
Wenger. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2018,
ora 17:10