Në mediat britanike e ardhmja e Arsene
Wenger si
trajner u vu në dyshime, por
Wenger synon të mbetet edhe më gjatë si
trajner.
Megjithatë 68-vjeçari përjashton mundësin e një roli tjetër si
trajner me ndonjë klub anglez.
Wenger së fundmi ka rrëfyer në “BeIN Sports” se ka refuzuar oferte të shumta për shumë
klube gjigante madje edhe Kombëtare siç është Anglia.
"Ju gjithmonë jeni të tunduar të shkoni në stolin e Real Madridit, ndërsa mua më ofruan mundësinë për të marrë kontrollin e të gjithë klubit. Në fund të
ditës u thashë “jo” një herë, dy herë. Kam refuzuar kaq shumë
klube, sa ju nuk mund ta besoni. Në fund të
ditës, isha i lumtur që mbeta unë” ka thënë
Wenger për “BeIN Sports” /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2018,
ora 10:38