Arsene Wenger kërkon Samir Ujkanin
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Samir Ujkani, po monitorohet nga skuadra e Arsenalit, shkruan të hënën sajti "Fastweb.it". Sipas kësaj uebfaqeje, Ujkani është ndjekur nga skautët e Arsenalit në ndeshjen e fundit të kampionatit italian ndërmjet Novaras dhe Lecces, që u mbyll pa gola të dielën.

“Një i dërguar i Arsenalit ka marrë shënime për dy lojtarë të kësaj ndeshjeje. Ata ishin, sulmuesi i Lecces Muriel dhe portieri i Novarës, Samir Ujkani. Të dy lojtarët bënë paraqitje shumë të mira”, shkruante siti në fjalë, që i referohej burimeve nga skauti që punon për llogari të klubit anglez.

Arsenali është në kërkim të një portieri për edicionin e ri dhe trajneri Arsene Venger ka shprehur interesim për Ujkanin, njofton portali në fjalë. Topçinjtë ka pasur shumë telashe sezonet e fundit me portierët, duke i ndërruar vazhdimisht ata, por asnjëri nuk arriti të bindë Wenger.

Ujkani, 23-vjeçar, është më një nga lojtarët më të vlerësuar te Novara që këtë edicion po merr pjesë për herë të parë pas 55 vitesh në Serinë A. Numri 1 i Shqipërisë e ndihmoi ekipin që për dy vjet nga liga e tretë të ngrihet në të parën, ku është sot. /albeu.com/

Shtuar më 27/03/2012, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori