Arsene Wenger merr drejtimin e ekipit të madh francez
Drejtuesit e Lyon kanë kontaktuar trajnerin Arsene Wenger, për të drejtuar skuadrën sezonin e ardhshëm sportiv 2019-2020. Lajmin e konfirmon “L’Equipe”, sipas së cilës trajneri 68-vjeçari francez është kandidati kryesor për të drejtues ekipoin e Lyon.

Lyon i ka parashtruar një projekt konkret ish-trajnerit të Arsenal, duke e ftuar që të jetë pjesë e tij. Wenger do të zëvendësojë në këtë detyrë Bruno Genesio, që do të largohet nga skuadra e Lyon në fund të sezonit.

Wenger nuk drejtoi asnjë ekip gjatë këtij sezoni, që kur u largua nga “topçinjtë” një vit më parë edhe pse ofertat në adresë të tij kanë qenë të shumta. Trajneri francez ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga sporti, por nuk ka vendosur ende se ku do të luajë.

Lyon, në vendin e tretë këtë sezon në Ligue 1, do të luajë në Champions League sezonin tjetër dhe synon të ndërtojë një ekip triumfues. Ndaj beson se përvoja e Wenger është e nevojshme për të bërë të mundur që ky projekt të ketë sukses.
Shtuar më 28/04/2019, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori