Arsene Wenger: Nuk jemi kualifikuar ende
Arsene Wenger thotë se Arsenali duhet të kryejë punët e mbetur në Emirates, aty ku do të zhvillohet sfida e kthimit javën e ardhshme.

Arsenali ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e parë në Europa League kundër Milanit (0-2), por Arsene Wenger është me këmbë në tokë, pasi për t’u kualifikuar, ai thotë se duhet luajtur edhe 90 minuta të tjera

“Është fitore e rëndësishme natyrisht, pas javës jo të mirë që kishim. Por, nuk jemi kualifikuar. Duhet të përfundojmë punën në shtëpi. Jam i lumtur me shpirtin e treguar nga skuadra”, tha Wenger për BT Sport. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori