Arshavin "mallkon" veten
Mesfushori i Arsenalit, Andrei Arshavin duket i zhgënjyer me veten e tij për paraqithet e dobëta me Arsenalin këtë sezon.

Arshavin u transferua nga Zenit në Angli gjatë sezonit 2008-09 dhe e nisi karrierën tek topçinjtë shumë mirë por duket se nuk po e vazhdon në të njëjtën mënyrë.

Transferimi i tij kushtoi plot 15 milionë euro por duket se nuk ia ka vlejtur duke parë dëmtimet e shumta por edhe paraqitjen e tij kundër Marseilles në Ligën e Kampionëve dy ditë më parë dhe që është quajtur nga specialistët si një nga ndeshjet e tij më të dobëta tek Arsenal. Por rusi fajin ia hedh vetes duke thënë:

"Sinqerisht, mendoj se paraqitjet e mia te Arsenal kanë qenë të nivelit mesatar. Kam bërë disa gjëra të mira por më mungojnë golat", u shpreh Arshavin për mediat britanike. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori