Arsyeja se pse Abramovich nuk ishte i pranishëm në Wembley për të parë finalen e FA Cup
Pëlqej
Roman Abramovich nuk ishte i pranishëm në finalen e FA Cup ditën e djeshme, ku Chelsea fitoi 1-0 ndaj Manchester United. Në Britani, mediat raportojnë se autoritetet atje nuk i kanë lëshuar vizë të re pronarit rus të bluve të Londrës.

Abramovich, njeriu i 12 më i pasur në Britani me një pasuri prej 9,3 miliardë dollarësh, kishte një vizë britanike biznesi që skadoi disa javë më parë. Ai kishte aplikuar për vizë të re, por ende nuk e ka marrë. Burime për mediat thonë se atij nuk i është mohuar viza, por procedura po zgjat shumë dhe askush nuk e shpjegon dot pse.

Raportet e para për vonesën edhe nga agjencia ruse e lajmeve “Bell”, e cila thotë se avioni provat i Abramovich udhëtoi për herë të fundit në Londër më 1 prill. Ndërsa arsye e vonesës së vizës janë ende të paqarta, mediat spekulojnë se përkeqësimi i raporteve mes Moskës dhe Londrës duket se ka ndikuar mjaft në këtë çështje.

Javë më parë, autoritetet britanike thanë se do të rishikojnë vizat që kanë dhënë më herët për pasanikët e huaj dhe do të vendosin rast pas rasti nëse do ti rinovojnë. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2018, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori