Gareth Bale duket se po rikthehet në të
mirën e tij pas shumë dëmtimeve që kishte pësuar në vitin e fundit.
Uellsiani ishte drita e vetme e Real Madridit ndaj Celta Vigos dhe shënoi dy gola. Kjo do të thotë që ai është
rikthyer më i fortë se kurrë. Aq mirë është
rikthyer sa që na kujton Balen e sezonit të parë në klub 2012/13, përcjell Albeu.com.
Në vazhdim ju kemi sjellur 3 arsyet për të
rikthyer sërish besimin në Uellsianin
1) Qëndrimi i tij – Anësori Madrilen është shumë më pjesëmarrës, me prioritet më të madh, me efektiv se asnjëherë më parë. E gjitha kjo vjen për shkak se ai ka një mentalitet shumë ambicioz.
2) Pa frikë – Përplasja e tij me
dëmtimet gjithmonë nxjerr pyetjen se apo luan Uellsiani me frikë. E vërteta tani është se në ndeshjet e fundit ai ka humbur frikën dhe po tregon versionin më të mirë elektrik.
3) Menaxhim i mirë nga Zidane – Francezi po i jep mundësinë atij që të tregojë kualitetet pas momenteve kritike që ka pasur me
dëmtimet e shumta. Kritikat në drejtim të tij janë larguar, tani ka vetëm fjalë lavdëruese për të./albeu.com/
Shtuar më 09/01/2018,
ora 15:30