Arsyet pse Skënderbeu duhet të besojë
Pëlqej
Ndaj Dinamos së Kievit përfundoi 3-1 por me keqardhjen e një avantazhi të shpërdoruar dhe një pjese të parë të luajtur në kufijtë e perfeksionit, Pas humbjes në Kiev Ilir Daja tha se Skënderbeu donte të provonte se cfarë mund të bënte në këtë grup të Europa League, dhe në këtë kontekst, sfida me Yang Boys duket një objektiv më real.

Zviceranët nuk mund të konsiderohen kurrsesi një kundërshtar i lehtë, por faktori fushë dhe ajo super përballje me Partizanin e bëjnë Skënderbeun të besojë akoma më tepër te një fitore, trofe i cmuar në prezencën e grupeve të kompeticionit madhor si në aspektin sportiv ashtu dhe atë material. Është vitrina e duhur edhe për shkëlqimin e talenteve me respektimin e traditës së krijuar këto vitet e fundit me lojtarë si Olyainka, Berisha, Zeka apo Latifi, zbulo, lanco dhe shit. Mund të jetë momenti i Suad Sahitit, blerje e kësaj vere për të bërë pikërisht Latifin, Prishtinaliu 22 vjecar i ardhur nga Rabotnicki pritet të jetë risia e madhe në formacionin e Ilir Dajës që nuk ka në dispozicion Osmanin e me shumë mundësi dhe Radas që ka shfaqur probleme, probleme të cilat i japin sërish një vend në qendër të mbrojtjes Fidan Alitit, raporton SuperSport. Djaloshi që e njeh mirë futbollin zviceran pasi ka luajtur më parë me Old Boys dhe Luzernën këtë herë në vend të kroatit përkrah do të ketë Jashanicën. Për pjesën tjetër besim te boshti tradicional i skuadrës duke nisur nga Shehi, Vangjeli , Mici, Nimaga apo Xhemjs e Gavazaj që bashkë me Sahitin do të mbështesin Ali Soëe sulmuesin tashmë të zhbllokuar në majën e sulmit. Pas gjetjes së golit në kampionat, sulmuesi tani kërkon edhe golin në terrenin europian, që padyshim ekzalton edhe ambiciet e tij.

Interesant fakti se në favor të Skënderbeut mund të jenë edhe statistikat, mes tifozëve të tij Skënderbeu nuk e njeh humbjen në katër ndeshje europiane të luajtura këtë sezon, ndërsa Yang Boys nuk fiton jashtë në kompeticionin kontinental prej plot 10 ndeshjesh, një arsye më shumë për Ilir Dajën dhe këtë Skënderbe se vërtet mund t’ja dalin.
Shtuar më 27/09/2017, ora 17:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori