Arsyet që ka Mourinho për të mposhtur Manchester United
Thuajse një vit më parë, drejtuesit e Manchester United vendosën të shkarkojnë Jose Mourinhon për rezultatet të dobëta dhe emëruan menjëherë në vendin e tij norvegjezin Ole Gunnar Solskjaer

Megjithatë pak ditë më parë portugezi u rikthye në Premier League, këtë herë në pankinën e Tottenham dhe pikërisht me skuadrën londineze do të shkojë nesër në mbrëmje në “Old Trafford”, për t’u përballur me të shkuarën e tij.

Manchester United për mua është në librin e eksperiencave, në librin e historisë time. Siç thoshte Nelson Mandela, nga çdo eksperiencë, ose fiton, ose mëson, asnjëherë nuk humb”, deklaroi portugezi para ndeshjes.

Në tre takimet e para (dy në kampionat dhe një në Champions), Tottenham i Mourinhos ka marrë po kaq fitore, teksa sulmi është rikthyer në ditët më të mira, me plot 10 gola të realizuar, por mbrojtja ka ende punë, pasi ka pësuar 6 gola.

Në “Old Trafford”, përveçse t’u tregojë drejtuesve të United se kanë gabuar me shkarkimin e tij, Mourinho ka edhe një motiv tjetër për fituar, pasi nëse “djajtë e kuq” humbasin nesër, atëherë starti i sezonit të Solskjaer bëhet edhe më i keq se ai i portugezit një vit më parë.

Kjo pasi Mourinho u shkarkua pas 17 javësh kampionat, kur kishte grumbulluar vetëm 26 pikë, ndërsa tekniku aktual i Manchester United ka arritur të marrë vetëm 18 pikë në 14 ndeshje dhe dy sfidat e radhës do të gjejë përballë Tottenhamin dhe Manchester Cityn.

Arsyeja e tretë dhe më kryesorja, lidhte me rëndësinë e pikëve, pasi “Spurs” kanë si synim që të sigurojnë një vend në edicionin e ardhshëm të Championsit dhe për të mos humbur kontaktet me Chelsean e vendit të katërt, duhet të marrin pikët e plota në “Old Trafford”.

Shtuar më 03/12/2019, ora 19:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori