Arthur dhe Junior lihet në shtëpi nga Valverde për ndeshjen e së martës
Barcelona do të presë të martën në “Camp Nou” Real Valladolidin.

Barça do të luajë për herë të parë në shtëpi që nga 6 tetori kur e mundi 4-0 Sevillën.

Për ndeshjen e nesërme Ernesto Valverde ka ftuar 18 lojtarë.

Janë lënë në shtëpi Arthur, M. Wague dhe Junior, ndërsa Umtiti vazhdon të jetë i lënduar, derisa Ousmane Dembélé është i suspenduar.

Lajmi i mirë është rikthimi i mesfushorit, Sergio Roberto, që më shumë luan në rrolin e mbrojtësit të djathtë.

Të ftuarit e Valverdes: Ter Stegen, N. Semedo, Piqué, I. Rakitic, Sergio, Todibo, Suárez, Messi, Neto, Lenglet, Griezmann, Jordi Alba, Aleñá, S. Roberto, F. De Jong, Vidal, C. Pérez and Ansu Fati.
Shtuar më 28/10/2019, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori