Mediat të ndryshme raportojnë se
Arthur Melo ka informuar tashmë Juventusin se ai nuk do të largohet nga
Barcelona në këtë verë, duke bllokuar kështu kalimin e Miralem Pjanicit.
Dy klubet besohet se kishin arritur një marrëveshje për shkëmbim të dy lojtarëve, derisa mesfushori boshnjak është i gatshëm të kalojë në Camp Nou.
Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Mundo Deportivo, Calciomercato.it, braziliani ka folur personalisht me drejtorin e Zonjës së Vjetër,
Fabio Paratici.
Përgjigja ishte që ai nuk do të largohet nga
Barcelona pa marrë parasysh se çfarë oferte i bëhet atij.
Pjanic në anën tjetër është duke u kërkuar edhe nga dy klubet e tjera si, Paris Saint-Germain dhe Manchester United, gjersa kampioni i Serie A mund të kërkojë Leandro Paredes, respektivisht Paul Pogban.
Shtuar më 27/05/2020,
ora 19:01