Artur Lekbello, trajneri i ri i Tiranës
Pëlqej
Merr fund telenovela e Tiranës në kërkim të trajnerit të ri që do të zërë vendin e të larguarit Hulian Rubio Sançez. Ai do të jetë një ish-bardheblu i përfolur shumë këto ditë, Artur Lekbello.



Lajmi, edhe pse ende i pakonfirmuar zyrtarisht nga drejtuesit e klubit 24 herë kampion të vendit, është bërë i njohur dje nga burime të sigurta pranë kampit bardheblu.

Drejtuesit e klubit parashtruan 15 kandidatura në tavolinën e kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha, të enjten. Nga kjo tavolinë doli më i kuotuari pikërisht Lekbello dhe u tha që emërimin përfundimtar do ta bënte bordi drejtues i klubit. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2012, ora 19:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori