Arturo Vidal arrin marrëveshje personale me Interin
Arturo Vidal ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Interin, ndërsa tani pritet një lëvizje nga Bayern Munich.

Kilian është i gatshëm të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare me klubin nga San Siro dhe paga e tij pritet të jetë 5 milionë euro në sezon.

Sipas medieve italiane, një marrëveshje mes dy klubeve është afër dhe mund të mbyllet së shpejti.

31-vjeçari duket se do të kthehet në Serie A, si huazim me detyrim blerje. Kostoja totale e marrëveshjes pritet të jetë mes 20 dhe 25 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 31/07/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori