Arturo Vidal sërish i dehur
Arturo Vidal nuk heq dorë nga alkooli. Aksidenti me Ferrarin gjatë Kupës së Amerikës, rreziku për t’u përjashtuar nga turneu dhe lotët në konferencën për shtyp nuk i kanë shërbyer për asgjë mesfushorit të Bayernit, i cili e ka të vështirë të ndryshojë sjellje kur grumbullohet me Kombëtaren e Kilit.

28-vjeçari është dëbuar nga përfaqësuesja për motive personale. Në fakt, arsyeja, sipas mediave kiliane, lidhet me faktin se ish-mefushori i Juventusit ka shkuar i dehur në vendgrumbullimin e Kilit pak ditë para miqësores me Paraguajin.

Janë të paktën dy persona, që dëshmojnë se Vidal e ka kaluar natën duke konsumuar alkool. E para është një grua që e ka pikasur, në orën shtatë të mëngjesit në një kazino, ku qershorin e kaluar u përfshi në një incident, ndërsa dëshmitari i dytë, pranon se e ka parë të kthehej në mëngjes në qendrën sportive "Juan Pinto Duran", ku është sistemuar skuadra latino-amerikane.

Për momentin, trajneri Jorge Sampaoli nuk është shprehur për këtë ngjarje, por nuk ka ngurruar të flasë ish-trajneri, Claudio Borghi, i cili ka deklaruar se Vidal është një djalë i rritur dhe gjithcka i ndodh është frut i vendimeve të tij. Fjalë që lënë të nënkuptojnë sa ndaj lojtarit është marrë një masë ndëshkimore nga ana e Federatës Kiliane të Futbollit. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2015, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori