As Cerci e as Podolski, Mancini "ngushëllohet" me Balotellin?
Një pakt për tu rikthyer në Milano. Mario Balotelli dëshiron të veshë me çdo kusht fanellën e Interit. Roberto Mancinit i duhet një sulmues krahu, dhe Balo shihet si njeriu i duhur. Nga ana tjeter tekniku zikaltër është nga të paktët trajner që i ka besuar sulmuesit italian.

Është vetë Balotelli ai i cili duhet të hedhi hapin e parë, duke kërkuar divorcin me Liverpool-in. Kjo nuk është një problem pasi tifozat e Liverpooli-it, drejtuesit e klubit dhe i gjithë stafi, nuk e duan SuperMario-n në “Anfield Road”.

Mancini e ka dhënë bekimin e tij, duke i thonë po një rikthimi tek Inter, kjo falë edhe Cercit, që zgjodhi anën tjetër të Milanos. Sulmuesi i Atletico Madrid ishte preferenca e parë e trajnerit të Interit, por Galliani ia dogji kartën Cerci.

Dëshira e dytë e Mancinit është Podolski, por Wenger nuk ka ndërmend të heq dorë nga sulmuesi gjerman, situatë e cila ka bërë që Balotelli të jetë opsioni më i mundshëm. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2014, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori