As De Gea dhe as Donnarumma, Reali fillon negociatat për Alissonin
Real Madridi është lidhur me shumë emra të ndryshëm të portierëve këtë sezon, por Alisson duket se ka parakaluar në pozitën e parë në fokusin e tyre.

Kampionët spanjollë dhe evropianë besojnë se portieri brazilian ka aftësinë për të vendosur veten si një numër në Santiago Bernabeu dhe është një alternativë më e përballueshme se David De Gea dhe Thibaut Courtois.

Sipas një raporti të El Mundo Deportivos, presidenti i Realit, Florentino Perez ka qenë njëri nga një numër i zyrtarëve të klubit që kanë ndjekur progresin e portierit të Romës, i cili ka shkëlqyer këtë sezon./albeu.com/
Shtuar më 15/03/2018, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori