Orët kalojnë dhe shpresat e Interit për të transferuar Luka
Modriçin në Milano vijojnë të rriten në mënyrë të vazhdueshme.
Ndonëse kroati është në Talin, ku do të luajë nesër në mbrëmje Superkupën e
Europës ndaj Atleticos, sinjalet që vijnë për të ardhmen e tij, janë vërtetë shpresëdhënëse për zikaltrit.
Kështu
trajneri Lopetegui, ndryshe nga
herët e tjera kur shprehej i bindur se Modriç do të vijonte të qëndronte në Madrid, mbajti tjetër qëndrim në konferencën për shtyp nga Talini.
“Këtë herë nuk dua të flas për merkaton. Luhet Superkupa e
Europës dhe është e drejtë që të përqendrohemi dhe të flasim për të”, tha
trajneri i madrilenëve.
Ndërkohë, më
herët e përditshmja spanjolle “AS”, hoqi dorë nga bindja e saj se Modriç do të rinovojë me “Los Blancos” dhe për herë të parë artikuloi dëshirën e kroatit për t’u larguar.
Ekspertët e merkatos flasin për një akord mes Perez dhe Modriç, që transferimi të kryhet vetëm pas ndeshjes së Superkupës, ndërsa e enjtja do të jetë një ditë vendimtare për fatin e mesfushorit kroat.
Shtuar më 14/08/2018,
ora 23:55