As Messi dhe as Ronaldo, ja kush e meriton "Topin e Artë" sipas Ribery-së
Messi dhe Ronaldo kanë vendosur hegjemoninë e tyre ën futbollin eurpian dhe botëror në vitet e fundit duke fituar 9 herë radhazi së bashku "Topin e Artë". Por tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar, dhe kështu mendon dhe Ribery.

Mesfushori me tipare sulmuese i cili në këtë sezon ka lënë pas dëmtimet duke rigjetur formën e tij më të mirë, ka folur pikërisht për Topin e Artë.

Francezi propozon shokun e tij skuadrës Robert Leëandoëskin si njeriun që mund të bëjë të tijin, Topin e Artë në vitin 2017.

"Leva është i mrekullueshëm, ai përfundimisht meriton ta fitojë Topin e Artë. Këtu te Bayerni kam luajtur me shumë sulmues të mëdhenj, Luca Toni, Mario Gomez dhe Miro Klose të gjithë kanë qenë fantastikë, por Leëandoëski është më i kompletuari nga të gjithë”, theksoi Franck Ribery.


Shtuar më 14/03/2017, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori