Ish-mesfushori i Kolumbisë sulmin VAR: As nëna ime nuk e kupton,
arbitrat u kthyen në kllounë
VAR vazhdon të ketë shumë kundërshtarë në botën e futbollit. Edhe pse u mendua se do të ishte një e mirë për futbollin, duket se ndërhyrjet e tepërta dhe rastet kur përdoret apo jo teknologjia, kanë lënë shumë për të dëshiruar. Së fundmi, kundër VAR flet edhe ish-mesfushori i Kolumbisë, Karlos Valderrama i cili thekson se
arbitrat nuk marrin më
vendime dhe janë kthyer në kllounë.
"Wshtë i padobishëm. Mendoja se VAR do të ndihmonte
arbitrat, por është e kundërta.
Arbitrat futen në fushë dhe nuk marrin
vendime, nuk bëjnë asgjë. Bota e futbollit ka ndryshuar për keq dhe as nëna ime nuk e kupton VAR. Të njëjtat episode ndodhin gjithandej, në Amerikën Latine, Angli, Spanjë etj… VAR është i padobishëm, ose pastaj të heqim
arbitrat se janë kthyer në kllounë. Po bëhen kllounë që nuk marrin
vendime.
Nëse ka një prekje me dorë
arbitrat shkojnë te VAR,
nëse ka një goditje këndi shkojnë te VAR,
nëse ka një penallti përsëri shkojnë te VAR. Kështu, le të shpikim një lojë pa arbitra dhe të lejojmë VAR të udhëheqë lojën", ishin fjalët e Valderama.
Shtuar më 16/12/2020,
ora 13:22