As Torres, as Suarez si Salah
Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah po tregohet si një nga nënshkrimet më të mëdha të bëra nga Reds në kohët moderne. Kjo pasi Salah ka arritur të befasoj të gjithë me paraqitjet e tij superiore dhe vazhdimësinë e tyre.

Këto paraqitje dhe gola të shënuara kanë bërë që ylli egjiptian të bëj histori dhe të lë pas vetes shumë emra të mëdhenj me statistika.

Salah është ylli kryesor i Liverpoolit këtë sezon
Ish-sulmuesi i Romës ka shënuar 12 gola dhe ka bërë tre asistime në 17 ndeshjet e para për gjigantin anglez, Liverpoolin. Vetëm ish-sulmuesi legjendar, Robbie Fowler shënoi më shumë gola në fillim të karrierës së tij për Redsat.

Me 12 gola të shënuara në fillim të sezonit, Salah ka arritur të lë pas vetes emra të mëdhenj të futbollit botëror, Fernando Torres dhe Luis Suarez, të cilët njihet si sulmues ‘vrasës’.

Rekordi i Suarezit në 17 ndeshjet e para në vitin 2011 me Liverpoolit është shtatë gola të shënuara dhe pesë asistime, ndërsa Torres në vitin 2007 shënoi 11 gola dhe bëri vetëm një asistim.

Salah vetëm në kampionatin anglez, Ligën Premier, ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime, ndërsa golat dhe asistimet tjera vijnë nga Liga e Kampionëve. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2017, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori