Asani i jep fitoren Partizanit ndaj Kastriotit
Partizani ka mposhtur me rezultatin 1-0 Kastriotin në takimin e vlefshëm për javën e 3-të të Kategorisë Superiore.

Një gol i Asanit në minutën e 13' i ka mjaftuar skuadrës së Gegës për të siguruar fitoren e radhës. Një fitore e vuajtur për “demat e kuq” të cilën e vunë në diskutim deri në minutat e fundit.

Lila dhe Atsina për pak sa nuk barazuan rezultatin në fundin e lojës, por pa arritur ta dërgojnë topin në rrjetë.

Me triumfin e sotëm Partizani ka shkuar në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Kastrioti mbetet në kuotën e 3 pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2018, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori