PDIU braktis Edi Ramën
Asensio i bashkohet Bales, mungon për disa ditë
Pëlqej
Marco Asensio nuk do të luajë kundër Malagës për shkak të lëndimit.

Sulmuesi anësor pritet t’i mungojë rreth dhjetë ditë skuadrës së drejtuar prej Zinedine Zidane. “Ai është diagnostikuar me një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë”, shkruan në njoftimin e klubit madrilen.

Ai pritet të humbas edhe ndeshjes e Kupës së Mbretit kundër Fuenlabradas ndërsa nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për takimin e fundjavës së ardhshme kundër Athletico Bilbaos.

“Marco është lënduar këtë mëngjes. Ne besojmë se do të humbas tri apo katër ditë”, tha Zidane, i cili nuk mund të llogarisë edhe në Gareth Balen. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2017, ora 17:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori