Asensio mendon largimin nga Real Madridi, kërkohet nga klubet angleze
Marco Asensio po konsideron largimin nga Real Madrid, sidomos tani që për të është interesuar klubi i Liverpool, sipas shtypit britanik.

Spanjolli kërkon të jetë në formacionin e “Los Blanco” për sezonin e ardhshëm, pasi ka lënë një përshtypje shumë të mirë në “Bernabeu” gjatë sezonit të kaluar.

Por nëse asnjë prej Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Isco nuk largohet edhe për më tepër nëse Real transferon Neymarin, atëherë hapësirat e Asensio nuk do të jenë të mjaftueshme.

Sipas “Diario Gol”, kjo e ka bindur Asensio të hedh sytë nga Premier League, ku të dyja klubet si Chelsea dhe Liverpooli duan shërbimet e tij. /albeu.com/




Shtuar më 10/06/2018, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori