Asensio: Nuk dua ta përfundoj karrierën me numërin 20
Ylli spanjoll i Real Madridit, Marco Asensio, është shumë ambicioz dhe ka zbuluar se ai nuk dëshiron ta përfundojë karrierën e tij duke e mbajtur fanellën me numrin 20.

“Nuk do të doja ta përfundoja karrierën time me fanellën më numër 20, me këtë gjë them gjithçka. A do të doja ta ndryshoja? Po, por do të shohin se cfarë do të ndodhë”, ka thënë Asensio.

“Me Cristiano apo pa të, unë e kam të njëjtin qëllim për të qenë pjesë e ekipit të parë dhe të jem lojtar i rëndësishëm për skuadrën. Deri tani, gjithçka ka shkuar mirë, e kam filluar sezonin mire dhe jam duke punuar shumë”, deklaroi Asensio. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori