Asensio: Nuk e kam menduar kurrë që të largohem nga Reali
Marco Asensio ka thënë se kurrë nuk e ka menduar largimin nga Real Madridi, pas paraqitjes tejet mbresëlënëse në fitoren e jashtëzakonshme të Spanjës ndaj Kroacisë.

Për Asension flitej se do të largohej nga Reali këtë verë, dhe se destinacioni i tij i mundshëm ishte Liverpooli.

“Kurrë nuk kam pasur asnjë qëllim për t’u larguar”, tha fillimisht.

“Ky është sezoni im i tretë, dhe tani mendoj se kam vazhdimësi dhe më shumë ngritje”, shtoi ai.
Shtuar më 12/09/2018, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori