Asensio: Reali do rikthehet sezonin e ardhshëm
Marco Asensio pati një sezon të pashpresë me Real Madridin në 2018/19, por, sikur bashkëlojtarët e tij, edhe ai është i vendosur të rikthehet fuqishëm pas pushimit të verës.

23-vjeçari e mbaroi sezonin me gjashtë gola dhe shtatë asiste në 44 gola në të gjitha garat.

Kjo është zhgënjyese për spanjollin duke ditur se pritjet për të ishin shumë të mëdha para se sezonit të niste.

"Një sezon i komplikuar, i cili ka qenë plot vështirësi, ka mbaruar", e nisi Asensio një shkrim në Instagram.

"Ishte larg nivelit të cilin e meritojnë tifozët tanë të mrekullueshëm. Por, ne do të ngrihemi, do të përmirësohemi dhe do të japim gjithçka në mënyrë që tifozët e Madridit do të jenë në gjendje ta shijojnë ekipin përsëri sezonin e ardhshëm", shkroi ai.

"Ne premtojmë se do të luftojmë me energji të re për çdo trofe deri në fund. Real Madridi gjithmonë rikthehet, Hala Madrid!" shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2019, ora 22:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori