Ashley Cole zbulon arsyen e kalimit nga Arsenali te Chelsea
Cole vazhdon të jetë një nga mbrojtësit më të mirë të krahut të majtë që ka luajtur në Premierligë, nëse jo më i miri.

Ish anëtari i Arsenal dhe Chelsea ka fituar trofeun e Premierligës e të Ligës së Kampionëve, si dhe Kupën FA, por ai mbahet mend edhe për lëvizjen kontroverse nga Arsenal te Chelsea.

Madje, tifozët irritoheshin nga ai asokohe, pasi besohej se arsyeja kryesore ishin të hollat. Por, së fundmi, lojtari ka folur për këtë, duke thënë se nuk kishte të bënte me para, por problemi qëndronte diku tjetër.

"Kur disa lojtarë filluan të largoheshin, ndihesha sikur filloi të humbte kultura fituese te Arsenal. Ndihesha se gjithçka po bie", ka thënë Cole, transmeton lajmi.net.

"Kështu, ky tranzicion bëri që të gjeja veten në një kulturë tjetër dhe kisha dëshirën për fitore. Unë shkova te Chelsea dhe kisha atë dëshirë", ka shtuar anglezi.

Cole u pensionua nga futbolli në vitin 2019. Ai kalonte te Chelsea në vitin 2006, pas tri Kupave të FA dhe dy Premierligave me Arsenal. Me ‘Blutë’, Cole fitoi një Premierligë dhe katër Kupa FA, si dhe Ligën e Kampionëve.
Shtuar më 24/05/2020, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori