Ashtu si në Europa League, emri i Maradonës do të jetë në fanellën e Napolit për ndeshjen me Romën
Skuadra e
Napolit ka vendosur që emri i
Maradonës të jetë i përfshirë në
fanellën e tyre për ndeshjen me
Romën në kuadër të javes së nëntë në Serie A.
Skuadra e
Napolit në nderim të veprës së legjendës së futbollit,
Diego Maradona, futbollistët do të veshin fanellat me emrin e tij për takimin me romakët që zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45.
"Para një viti, bashkë me Kappa, menduam ta dizajnonim një fanellë të veçantë e cila i bën jehonë
Diego Maradonës, Argjentinës së tij të dashur dhe lidhjes së tij të ngushtë me popullin e
Napolit", thuhet në uebsajtin e
Napolit.
"Ne shpresonim se
Diego do të ishte në gjendje ta shihte atë, e mbase edhe ta vishte atë dhe ta ndante me ne ngazëllimin tonë", thuhet në njoftimin e klubit napolitan.
Shtuar më 29/11/2020,
ora 13:08