Ashtu si në verë, Koeman njofton edhe katër yjet e ekipit të parë të largohen gjatë janarit
Trajneri i Barcelonës, Ronald
Koeman i ka
njoftuar katër yjet e ekipit të parë që të
largohen në
janar.
Holandezi synon tri transferime në
janar, por i nevojiten disa largime që të sjellë lojtarë të rinj.
Sipas Mundo Deportivo,
Koeman ka
njoftuar Junior Firpon, Samuel Umtitin dhe Martin Braithwaite që të
largohen nga skuadra në
janar.
Firpo ka vëmendjen e disa klubeve në Itali, kurse Umtiti kërkohet nga gjigantët e Premierëligës.
Marrëveshjet për Alenan dhe Braithwaite mund të jenë më të vështira, sepse dyshja dëshiron qëndrimin në Spanjë.Ousmane Dembele gjithashtu ishte në listën e largimeve, por forma e mira ka bërë që
Koeman të ndryshojë mendje.
Shtuar më 07/11/2020,
ora 18:57