Ashtu sic kishte paralajmëruar, Messi nuk paraqitet për testet PCR
Ashtu siç është paralajmëruar, Lionel Messi nuk është paraqitur për testet PCR te Barcelona, para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri.

Barcelona, këtë mëngjes, ka pritur lojtarët, ashtu edhe Messin, për t’iu nënshtruar testimeve për COVID-19, ashtu siç kërkon protokolli i La Ligas.

Messi, gjatë ditës së shtunë përmes përfaqësuesve të tij ka bërë të ditur se nuk do të paraqitet për testime, pas të cilave, ditën e hënë edhe zyrtarisht pritet të fillojë epoka Koeman, me stërvitjet që tashmë janë planifikuar.

Jordi Alba dhe Martin Braithwaite ishin futbollistët e parë që arritën për këto testime.

Ndërsa ato do t’i bëjnë edhe lojtarët që tashmë nuk bëjnë pjesë në planet e Koeman, si Luis Suarez, Jordi Alba, Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal.
Shtuar më 30/08/2020, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori