Asist i portierit, roveshata është spektakolare (VIDEO)
Mund të quhet edhe çmenduri të transformosh një asist të portierit në një gol me roveshatë. Derbi ekuadorian mes Deportivo Quito dhe LDU Quito e tregoi diçka të tillë.

Portieri vendas kryen një rivënie të gjatë, por topi nuk ka kapet nga shoku i skuadrës që i doli përpara, as nga i dyti dhe kështu topi mbërriti te Christian Lara që pa e menduar dy herë kreu një roveshatë fantastike duke e çuar topin në rrjetë.

Sa keq që roveshata e tij nuk e shpëtoi Deportivo Quiton nga humbja.

Kujtojmë që në "Gjermani 2006" Lara ishte futbollisti më i shkurtë pjesëmarrës me vetëm 162 cm gjatësi. /albeu.com/




Shtuar më 13/12/2014, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori