Askush nuk do refuzonte të luante në finale përballë City, përveç portierit të Watford


Portieri i parë i Watford, Ben Foster ka thënë se nuk do të luajë në finale të FA Cup, atë ndaj Manchester City edhe nëse trajneri e zgjedh atë si titullar për këtë sfidë.

Tek Watford, Foster është portieri i parë, por për ndeshjet e kupës këtë sezon ka luajtur portieri i dytë Heurelho Gomes, nga 7 ndeshje si titullar 5 i ka luajtur në FA Cup.

Gomes ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni dhe finalja ndaj City është një ndeshje që i jep shansin ta mbyllë në nivelin më të lartë dhe portieri i parë, Foster, nuk dëshiron t’ia marrë këtë moment.

"Do e refuzoj, absolutisht", tha Foster, kur u pyet nëse ai do të zgjidhjes për të luajtur në finalen ndaj City.

"Heurelho e meriton dhe duhet të luajë pa asnjë dyshim. Ai se ka lënë asnjëherë këtë klub të rrëzohet dhe kurrë nuk do ta bëjë. Sot, ishte fantastik", vijoi më tej portieri i parë i Watford. /albeu.com/


Shtuar më 08/04/2019, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori