Askush nuk e do Shqipërinë?!
Është shndërruar në një telenovelë tashmë çështja e trajnerit që do të zëvendësojë Josip Kuzhenë nën drejtimin e stolit kuqezi. Që nga periudha e largimit të tij, kur nuk është mbushur ende një muaj, kanë qenë të shumtë emrat e përmendur. Më së shumti nga thashethemet që qarkullojnë sesa nga vetë krerët e lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtues të cilët kanë tagrin e zgjedhjes së trajnerit dhe atë të bisedimeve.

Dje u përfol për një emër të padëgjuar më parë, që do merrte drejtimin e kombëtares por me sa duket as me të nuk kanë gjetur akordin e duhur. Armando Duka e njihte prej kohësh dhe që më parë gjermani ishte vetofruar për të marrë drejtimin e kuqezinjve dhe ky ishte Lorenz Günter Köstner. Gjermani kishte një karrierë të gjatë si trajner dhe me një CV të pasur. Nisur nga eksperienca pozitive e Hans Peter Brigelit, u mendua se do të ishte një zgjedhje e mirë. Ashtu si për Hasin edhe për Köstnerin u bë e njëjta ofertë:

“Edhe për të kishte të njëjtat kushte si për Hasin, pra 4 vjet kontratë, një pagë prej 200 mijë euro në vit dhe premiot, ku pa diskutim nuk bëhet fjalë për shtëpinë, makinat e udhëtimet që do të ishin të shumta, për të dhe që do të mbuloheshin nga ne. U duk se gjithçka do të ishte në rrugën e duhur, ai pranoi dhe më pas i mbetej në dorë të vendosnin drejtuesit e Volfsburgut, është shprehur Duka.


Një ditë përpara mbërritjes së tij në Tiranë, sipas bisedave të para, erdhi një tjetër refuzim,” – deklaron presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Edhe për të kanë ndërhyrë në momentin e fundit drejtuesit e klubit dhe nuk e lejuan të lëvizte.

Tani Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Presidentit të saj Duka i mbetet të fillojë gjithçka nga e para dhe të shikojë për një emër të ri sepse gjetja e tranjerit të ri duket shumë e vështirë. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori