Askush nuk e ndal Argjentinën (VIDEO)
Argjentina fiton dhe ruan vendin e sigurtë vendin e parë në grupin e Amerikës së Jugut për Eleminatoret e Brazil 2014. Viktima e rradhës për skuadrën e Sabellas ka qënë Venezuela, e cila në Buenos Aires është mposhtur 3-0.

Golat për albicelesten u shënuan nga Gonzalo Higuain (28 dhe 58) si dhe Lionel Messi me penallti në minutën e 45.

Me këtë fitore Argjentina shkon në kuotën e 23 pikëve pas 10 ndeshjesh duke lënë pas Kolumbinë me 19 pikë pas 9 ndeshjesh, ndërsa Venezuela qëndron në vend të 5 me 12 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2013, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori