Askush s'e arrin Guardiolën
Trajneri i kombëtares së Spanjës, Vicente Del Bosque ka thurur lavde për ish teknikun e Barcelonës Pep Guardiola lidhur me sukseset që ka arritur nën drejtimin e Blaugranave. Del Bosque mendon se Guardiola ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm për një periudhë të shkurtër.

"Jam krenar me faktin që Spanja ka trajnerë, të cilët parasegjithash janë njerëz të mëdhenj. Për sa i përket suksesit të Guardiolës, mendoj se askush nuk do ta përsërisë atë çfarë ka arritur të bëjë ai në këtë periudhë", ka thënë tekniku spanjoll.

Tekniku katalanas Josep Guardiola në përfundim të këtij edicioni do ta braktisë Barcelonën, kurse vendin e tij do ta zërë Tito Vilanova, i cili aktualisht është ndihmës i tij. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2012, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori