Askush si Mbappe parakalon Messin dhe CR7, vetëm "Fenomeni" është para tij
Kylian Mbappe po kalon një formë spektakolare këtë sezon. Bomberi francez këtë sezon ka realizuar 30 gola duke u renditur pas Messit në listën e golashënuesve më të mirë në Europë.

Mbappe bëhet lojtari më i ri që ka shënuar kaq shumë gola në një sezon të vetëm në kampionatin francez.

Ronaldo Fenomeni ka arritur këtë “stacion” me PSV-në në moshë më të re, ndërsa së fundmi "Goal" ka marrë në shqyrtim 30 sezonet e fundit në këtë drejtim dhe ka vërtetuar se "djaloshin e artë" (30 gola e më shumë në një sezon) e bënë më herët edhe bombera si Filippo Inzaghi, Andriy Shevchenko, Michael Oëen, Didier Drogba, Gabriel Batistuta, David Trezeguet, Radamel Falcao dhe Sergio Aguero.

Sidoqoftë, asnjëri prej tyre, duke përfshirë Messin dhe CR7, nuk arriti ta bënte këtë si Mbappe, referuar moshës më të re.

10. Thierry Henry (26 vjeç dhe 9 muaj)
Sezoni: 2003-2004

Klubi: Arsenal
Golat e shënuar: 30

9.Mohamed Salah (25 vjeç dhe 11 muaj)
Sezoni: 2017-2018
Klubi: Liverpool
Golat e shënuar: 32

8. Harry Kane (24 vjeç dhe 10 muaj)
Sezoni: 2017-2018
Klubi: Tottenham
Golat e shënuar: 30

7. Alan Shearer (23 vjeç dhe 9 muaj)
Sezoni: 1993-1994
Klubi: Blackburn
Golat e shënuar: 31

6. Luis Suarez (23 vjeç dhe 4 muaj)
Sezoni: 2009-2010
Klubi: Ajax
Golat e shënuar: 35

5. Cristiano Ronaldo (23 vjeç dhe 3 muaj)
Sezoni: 2007-2008
Klubi: Manchester United
Golat e shënuar: 31

4. Lionel Messi (22 vjeç dhe 11 muaj)
Sezoni: 2009-2010
Klubi: Barcelona
Golat e shënuar: 34

3. Ruud van Nistelrooy (22 vjeç dhe 10 muaj)
Sezoni: 1998-1999
Klubi: PSV
Golat e shënuar: 30

2. Kylian Mbappe (20 vjeç dhe 4 muaj)
Sezoni: 2018-2019
Klubi: PSG
Golat e shënuar: 30

1. Ronaldo (18 vjeç dhe 8 muaj)
Sezoni: 1994-1995
Klubi: PSV
Golat e shënuar: 30


Shtuar më 23/04/2019, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori