Askush si Messi! Shkruan histori në Champions League (VIDEO)


Pëlqej
Leo Messi ditën e djeshme ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në debutimin e Barcelonës në Champions League.

Barcelona mundi 4-0 PSV ku autori i tre prej këtyre golave ishte i magjishmi Lionel Messi.

Rekordi më i ri i yllit argjentinas është ai i tregolëshave.

Me 3 perlat ndaj PSV-së, Messi është tashmë futbollisti me më shumë tregolësha në historinë e Champions League, plot 8 (kundër PSV, City, Celtic, Apoel, Ajax, Leverkusen, Plzen, Arsenal).

Lojtari i Barcelonës ka një tregolësh më shumë sesa Cristiano Ronaldo./albeu.com/
Shtuar më 19/09/2018, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori