E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Asnjë futbollist nuk po mundet dot të thyejë këtë rekord të Fenomenit
Ronaldo Nazario vazhdon ta mbajë një rekord të madh në futboll.
Sulmuesi brazilian i cili fitoi Topin e parë të Artë në vitin 1997, atëherë kur ishte në kulmin e karrierës.

Legjenda braziliane është ende lojtari më i ri që e ka fituar çmimin më të madh individual për një lojtar, pasi atë e kishte fituar në moshën 21-vjeçare.

Nuk kishte shumë kohë që Ronaldo kishte kaluar te Interi nga Barcelona, arriti ta fitonte Topin e Artë me vlerësimin prej 222 pikë, plot 154 më shumë se rivali i tij më i afërt, Predrag Mijatović i Atletico Madrid dhe 159 pikë më shumë se shoku i ardhshëm i ekipit, Zinedine Zidane.

Kështu, braziliani me siguri është ende krenar që vazhdon ta mbajë këtë rekord të madh dhe të çmuar edhe pas pensionimit të tij. /albeu.com/
Shtuar më 24/12/2018, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori