Asnjë kombëtare në grupin F nuk e ka fituar Kupën e Botës
“Pancerat” do të sfidojnë dy tabu. Asnjë skuadër përfaqësuese nuk ka fituar nga 1962 asnjëherë dopietën. I fundit që ia arriti ka qenë Brazili. Dhe çudia është se kush e ka provuar të fitojë për herë të dytë radhazi Kupën e Botës, ka dështuar rëndë. Si Argjentina në 1990 dhe Brazili në 1998.

Këtu hynë edhe mallkimi i grupit F. Kush ka qenë në fazën e parë në këtë grup nuk ka mundur dot të triumfojë në fund të kompeticionit që nga koha kur hyri në fuqi faza e eliminimit direkt. Vetë faqja zyrtare në “Twitter” e gjermanëve postoi pas hedhjes së shortit, duke shkruar “Ka gjithmonë një herë të parë, F po!”.

• Anglia 1986

Shilton dhe Lineker udhëheqin luanët, që në 1986 ishin ndër favoritët kryesorë për të fituar turneun. Grupi F nuk ishte shumë i komplikuar për ta, me Portugalinë, Poloninë dhe Markoun. Anglezët ia dalin të kualifikohen falë fitores ndaj Marokut. Në çerekfinale ata eliminojnë Paraguain 3-0. Dhe në gjysmëfinale ndeshen me Argjentinën që i eliminon anglezët falë golit me dorë të Maradonës.

• Holanda 1994

Grupi F nuk ishte fat i mirë për portokallinjtë, që arritën të kualifikoheshin në raundin tjetër pas fazës së grupeve në Botërorin që u zhvillua në Amerikë. Holandezët luajtën me Brazlinin një ndeshje dramatike, ku pasi ishin në disavantazh 0- 2, arritën të barazonin rezultatin. Por, skuadra amerikano-latine shënoi përsëri dhe eliminoi holandezët nga turneu. Gjermania 1998 Precedenti i vetëm që u ka ndodhur deri tani gjermanëve është ai në tokën franceze. Ishte fundi i një epoke pas fitimit të Kampionatit Botëror në 1990 dhe atij Europian në 1996 në Angli. Ata kaluan grupin që përbëhej nga Jugosllavia, Amerika dhe Irani. Më pas, në fazën e eliminimeve ata ndeshen me Meksikën që e kalojnë me përmbysje. Kundërshtari i radhës është Kroacia e Davor Shuker. Gjermanët turpërohen me një humbje të pastër 3-0. Ishte një fund i turpshëm për ta, raporton Panorama.

Argjentina 2002

Grupi F nuk ka qenë më i mallkuar se në Botërorin e 2002 në Kore dhe Japoni. Argjentina nuk arriti të dilte nga grupi, pasi u mund nga Anglia dhe barazoi me Suedinë. Një zhgënjim i madh, duke parë përbërjen e lojtarëve të skuadrës. Suedia që ishte po në grupin F me Argjentinën u mund nga Senegali. Anglia që ishte pa dyshim favoritja e turneut u mund nga Brazili 1-2, pas një goli spektakolar të Ronaldinjos nga një goditje standarde.

Brazili 2006

Brazili paguan faturën në 2006. Pasi kalon grupin F me lehtësi ku bënin pjesë Australia, Japonia dhe Kroacia, ata ndeshen me Ganën në Dortmund. Rezultati final? 3-0 për Ronaldo dhe shokë. Më pas, ata ndeshen me Francën. Dhe Tieri Henri dërgon kampionët në shtëpi. Ndërsa Australia eliminohet nga Italia në fund të takimit me një penallti të dyshimtë të realizuar nga Toti.

Argjentina 2014

Mallkimi i grupit F kompleton kryeveprën. Dhe pse u duk që mallkimi kishte përfunduar, por nuk ishte kështu. Argjentina që shkon në Marakana për të luajtur finalen ndaj Gjermanisë. Ata më parë luajtën në grup me Bosnjën, Iranin dhe Francën. Në fazën e eliminimeve ata mundën Zvicrën, Belgjikën dhe në gjysmëfinale, Holandën me 11-metërsha. Në finale Mesi me shokë nuk mundën dot magjinë e Gëces që u dha titullin e katër gjermanëve. Higuain kishte shënuar një gol në pjesën e parë, që ishte anuluar me të drejtë për pozicion jashtë loje. A do të jetë Gjermania skuadra që do të prishë “magjinë e keqe” që ka mallkuar skuadrat që nga viti i largët 1962? /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2018, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori