Asnjë lojtar nuk vlen 100 milionë euro
Asnjë lojtar nuk vlen 100 milionë euro. Kështu shprehet ndihmës trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane për Canal +. Duke iu referuar blerjes së Bale, ai shprehet se ai është një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm, të cilin e ka demonstruar në tre sezonet e fundit.


“Dhjetë vjet më parë, unë e kisha pranuar se nuk isha i vlefshëm 75 milionë euro aq sa më bleu Reali. Sot më duhet ta them të njëjtën gjë. Asnjë lojtar nuk vlen 100 milionë euro. Por, të dyja klubet e arritën marrëveshjen për këtë shumë. Është mjaft e vështirë ta kuptosh atë që po ndodh sot në futboll. Bale do ta ndiejë efektin e arritjes së tij. Ai ka ardhur në klubin më të mirë në botë, me një shumë enorme. Edhe unë e pata provuar këtë dhe në tre muajt e parë e kisha mjaft të vështirë. Mendoja nëse do të ishte më mirë që të largohesha. Por, nëse koncentrohesh në atë që ndodh në fushë, më pas gjërat bëhen natyrale. Mua më takon t’ia shpjegoj gjërat”, shprehet Zizou.
Shtuar më 09/09/2013, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori