Asnjë ofertë për Gilardinon
Agjenti i Alberto Gilardinos ka sqaruar se nuk është paraqitur asnjë ofertë për sulmuesin e Fiorentinës nga PSG dhe Marseille. Gilardino kërkohej nga ekipet franceze të Marseille dhe PSG.

Edhe pse mtrajneri Beppe Bozzo së fundmi zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të PSG-së, Leonardo, e ardhmja e klientit të tij duket se nuk ka qenë pjesë e bisedimeve.

Marseille po ashtu është spekuluar se kërkon Gilardinon, por që ende nuk ka marrë ofertë prej tyre.

"Askush nuk ka bërë ofertë konkrete për Gilardinon, përfshirë PSG-në dhe Marseillen. Fiorentina nuk dëshiron ta shesë futbollistin", tha Bozzo për Sportmediaset. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2011, ora 21:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori