Aston Villa fitoues i "Peace Cup"
Albeu.com
Juventus dorëzohet te penalltitë dhe i jep „Peace Cup“ Aston Villa-s. 4-3 ishte rezultati final, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyll pa gola. Vendimtare ishin gabimet e Iaquinta-s dhe Del Piero-s. Për ekipin italian shënuan Trezeguet, Amauri e Felipe Melo.
Ndërkohë që futbollistët e Aston Vilas shënuan katër herë në portën e italianëve duke fituar trofeun. Kështu Aston Vila është skuadra e dytë angleze e cila ka triumfuar në këtë turnir, me që se para tyre në vitin 2005 Totenhami ishte e para skuadër që kishte fituar Peace cup.

Espanyol mund Liverpol, 3-0

(Garcia 19, Sahar 63, 86).

Futbollistët e Liverpool-it, ishin mysafir tek skuadra e Espanyol, ashtu që në Barcelonë kaluan shumë keq pasiqë u mundën me rezultatin 3-0. Espanyol u tregua si mikpritës i mirë pasi që ndeshjen e hapi me himnin e skuadrës mysfaire“You'll Never Walk Alone”, por pastaj arogancën e tyre e shfaqën në fushë kur shënuan një fitore të lartë 3:0. Me golin e shënuar në minutën e 19 të ndeshjes nga ana e Luis Garsia u shkua në pushim, ndërsa në pjesën e dytë rrjetën e skuadrës anëtare të Premier Ligës e tundit ish sulmuesi i Chelsea, Ben Sahar në minutën e 63 dhe atë të 68-të.
Shtuar më 03/08/2009, ora 19:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori