Aston Villa kerkon Behramin
Albeu.com
Skuadra angleze Aston Villa është duke u interesuar për shërbimet e mesfushorit kosovar të West Hamit, Valon Behrami, shkruan "Express & Star" të shtunën. "Villa është duke synuar të transferoj dyshen e West Hamit, Carlton Cole e Valon Behrami. Behrami mund të transferohet me një çmim të përballueshëm për Villan", shkruan gazeta britanike. Behrami 25-vjeçar në Premier League i ka luajtur 51 ndeshje. Për shërbimet e tij po interesohen skuadra e mëdha evropiane si Juventusi, Liveprooli e Palermo. Behrami është duke u përgatitur me Përfaqësuesen e Zvicrës për Botërorin 2010 të futbollit.
Shtuar më 30/05/2010, ora 11:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori