Aston Villa po dhuron spektakël në Champioship sikurse Liverpool dhe City në Premier League


Nuk po mahnitin vetëm Manchester City e Liverpool në Angli, me serinë e gjatë të fitoreve në kampionat, sepse Aston Villa arriti sot fitoren e dhjetë rresht në kampionat, gjë që ndodh për herë të parë në historinë e klubit nga Birmingami. Në ndeshjen e fituar 1-0 ndaj Millwall vendosi një gol i shënuar nga Jonathan Kodjia në minutën e 30-të, gol që mjaftoi për 3 pikët dhe rekordin historik.

Një ecuri fantastike, që e pozicionon përfundimisht Villan në zonën play-off, arritje e shkëlqyer po të mendohet se para pak muajsh renditja ishte shumë negative, me kreun që ishte shumë pikë larg dhe zonën e ftohtë që ishte më pranë.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në vitin 1910, me 9 fitore rresht. Tashmë Villa synon ta thellojë rekordin, por sigurisht mendja është te ndeshjet play-off për një vend në Premier League dhe nuk do të jetë e lehtë, sidomos nëse në play-off do të mbetet edhe Leeds-i i Marcelo Bielsas, një rival totalisht i paparashikueshëm. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2019, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori