Aston Villa turpëron Liverpool, "The Reds" eliminohen nga Carabao Cup (VIDEO)
Liverpooli rrezikoi duke aktivizuar zbriti në fushë me emra krejt të rinj në sfidën me Aston Villan në çerekfinale të Kupës së Ligës, dhe në fund u eliminua me “dëshirë” nga kompeticioni.

Në “Villa Park” të Birminghamit vendësit fituan thellë 5-0, duke e vulosur kapitullimin e “The Reds” që në pjesën e parë.

Goli i Hourihane, autogoli i Boyes dhe dygolëshi i Kodjia i djanë epërsinë e katërfishtë Aston Villas në 45 minutat e para, diferencë që shkoi në 5-0 në me golin e Wesley në kohën shtesë.

Një eliminim i pritshëm i Liverpoolit, që brenda 24 orëve detyrohet të luajë dy ndeshje, ndonëse me skuadra të ndryshme. Një rast unikal ky në historinë e futbollit.
Shtuar më 17/12/2019, ora 23:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori